Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton të martën Shqipërinë. Në një njoftim për mediat, zyra për shtyp e Kryeministrit zbardh agjendën e kancelares.
Në orën 10:20 do të mbahet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave, më pas Merkel do të ketë një takim kokë më kokë me Kryeministrin Edi Rama.
Në orën 11:00, do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, po ashtu edhe mbërritja e Kancelares Merkel.
Më pas në 14:35, mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për shtyp./arbresh.info/
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...