Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në mbledhjen e mbajtur sot ka shqyrtuar raportin vjetor 2017 nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.
Kryetari i Komisionit, Daut Haradinaj ka thënë se raporti është mirë i hartuar mirëpo ka shprehur pakënaqësitë për gjendjen e memorialeve në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Është shqetësuese që me 7 vetë të përgatitet ky raport me pak fonde kur janë shpërndarë miliona fonde. Shpresoj që si deputet do ta ndryshojmë këtë. Sidomos kemi kullat e jasharajve që vetëm sa nuk janë rrëzuar. Këtu po kërkohet të bëhen amandamente por nuk e di sa amandamente do të bëhen. Duhet punuar mjaft shumë për këtë pasi që nuk mund të menaxhohet kjo agjenci me kaq pak staf me kaq shumë zona”, ka thënë ai.
Haradinaj ka theksuar se ka shumë shifra por që nuk dihet nga kanë shkuar.
“Nuk kam vërejtje as për drejtorin as për stafin se nga kanë shkuar por duhet gjetur zgjidhje”, tha ai.
Idriz Blaku, drejtor nga Agjencia për menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës ka thënë se kanë probleme të mëdha me staf. Ne nuk e kemi një arkitekt, as një inxhinier”, ka thënë Blaku.
Vazhdimisht është bërë kërkesa për buxhet shtesë për staf edhe pse na është premtuar nga Ministria e Financave por premtime të kota”, ka thënë ai.
Sipas Blakut janë nxjerrë disa rregullore si ajo për emblemën dhe punën jashtë orarit.
“Ne shpesh i nxjerrim jashtë orarit por nuk lejohet kompensim”, ka thënë ai.
Për votim 2017 ne kishim rreth 4 milion euro investime kapitale që për këtë staf është shumë e madhe, do të thotë me 9 punëtorë”, tha ai.
Ai ka thënë se Kullat në Prekaz kanë mbetur keq.
“Iu kanë vënë në mendje që mbas 18 viteve Kullat janë keq, por ligji ka mbetur sepse në lexim të parë ka kaluar mandatin e kaluar ndërsa në leximin të dytë ende jo. Tenderi për koncensorim të kullave nuk mund të bëhet pa kaluar ligji”, tha ai./Arbresh.info
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...