Google ADS

Agjencia Kundër Korrupsionit nis hetimin e konkursit për noterë

07:06 | 6 Korrik 2019
Arbresh.info

Zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsionit të premten ua kanë nisur një email autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Drejtësisë për parandalimin e konfliktit të interesit, nga të cilët kanë kërkuar më shumë informata në lidhje me konkursin për noterë, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo instancë e brendshme e MD-së e ka obligim që t’i mbledhë dokumentacionet, si procesverbalet e shkresat e konkursit dhe së bashku me zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsionit të trajtojë dyshimet nëse në konkursin për noterë anëtarët e Komisionit janë të përfshirë në konflikt interesi.

Gazeta e ka kontaktuar Agjencinë Kundër Korrupsionit në lidhje me këtë çështje. Në këtë institucion kanë pranuar se të premten kanë proceduar një kërkesë në Ministri të Drejtësisë për trajtim të këtij rasti.

Në këtë institucion kanë thënë se MD-ja e ka obligim t’ua ofrojë dokumentacionin e kërkuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme