Agjencia Kosovare për Parandalimin e Korrupsionit dhe BE nisin fushatën kundër korrupsionit

08:42 | 14 Dhjetor 2022
E.H

Agjencia Kosovare për Parandalimin e Korrupsionit, e mbështetur nga Bashkimi Evropian në Kosovë, do të nisë sot në Prishtinë një fushatë informuese publike që promovon rolin e Agjencisë dhe i bën thirrje publikut të raportojë korrupsionin.

Në këtë ngjarje do të flasin drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ngjarja fillon nga ora 11:00 në Prishtinë, rruga Shkodër 6./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme