Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 214 aseteve atraktive që gjenden në pesë rajonet e Kosovës.
Në rajonin e Prishtinës ofrohen për qiradhënie 20 asete, në rajonin e Pejës 91 asete, në rajonin e Prizrenit 75 prona shoqërore, në rajonin e Gjilanit 12 asete dhe 15 asete bujqësore dhe komerciale lëshohen me qira në rajonin e Mitrovicës.
Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme, ndërsa dorëzimi dhe hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve do të bëhet me datë 04.05.2023 në zyrat rajonale respektive të AKP-së: Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë, ndërsa për asetin e NSh “Metaliku”, Objekti depo e prodhimeve të gatshme-fabrika e telit, që gjendet në Rr. Gjergj Karaqi p.n Gjakovë, me sipërfaqe 2,526m2, dorëzimi dhe hapja e ofertave do të bëhet në Zyrën Qendrore të AKP-së.
Ky është një rast i volitshëm për ndërmarrësit e rijnë që të funksionalizojnë kompanitë e tyre në asetet që janë shpallur me qira nga AKP, pasi që ofrohen për shfrytëzim asete atraktive, duke filluar nga toka, depo, hapësira për zyre, dyqane, objekte administrative etj.
Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi. Gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit.
Ofertat bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrat Rajonale respektive, ashtu siç është e cekur në shpallje.
Në rastet e qiradhënies në vlera mbi € 1,000 mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) apo garancionin e lëshuar nga Kompania e licencuar e Sigurimeve. Garancioni duhet të jetë në lartësinë e vlerës së gjashtë (6) qirave mujore sipas kontratës.
Për dorëzimin e ofertës duhet të përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrat Rajonale respektive siç është e cekur në shpallje, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org. Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.
Ofertat do të pranohen në Zyrat Rajonale respektive me 04.05.2023 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç, ndërsa zarfet do të hapen 15 minuta pas dorëzimit, pra në orën 12:15. Ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen.
Të dhënat e detajuara për pronat lëndë e ofertës mund të merren në Zyrat Rajonale, varësisht për çfarë aseti interesoheni.
Për më shumë informata për secilin aset të ofruar për qiradhënie në këtë shpallje, klikoni në faqen e internetit të AKP-së: www.pak-ks.org ku në rubrikën Shpallje gjinden listat e aseteve që do të lëshohen në shfrytëzim, konkretisht në vegzën në vijim: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,35, ndërsa shpallja për asetin e NSh Metaliku gjindet në linkun në vijim: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,119. /Arbresh.info/
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...