Agjencia Kosovare e Privatizimit ka reaguar ndaj qëndrimeve të djeshme të ish-kryeministrit, Isa Mustafa, lidhur me largimin e kryetarit të bordit të kësaj agjencie, Petrit Gashi, largim për të cilin Mustafa thotë se është bërë nga politika.
Në reagimin e AKP thuhet se janë të befasuar me këtë qëndrim të ish-kryeministrit Mustafa, duke shtuar se janë një institucion i pavarur dhe i themeluar nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Sipas AKP-së qëndrime të tilla dëmtojnë imazhin e Bordit të AKP-së dhe të AKP-së si institucion.
“Vlerësimet selektive e subjektive për anëtarë të caktuar të Bordit në njërën anë e paragjykime për kinse veprime joligjore për anëtarë të tjerë të Bordit janë të pasakta, të dëmshme që lëndojnë rëndë imazhin e shtatë Drejtorëve të Bordit, të Agjencisë si institucion e të qindra të punësuarve në AKP që punojnë me përkushtim e sakrificë në procesin ndër më të ndjeshmit për vendin tonë”, thuhet ndër të tjera në reagim.
AKP-ja në reagimin e tyre konstaton se struktura aktuale e bordit të Drejtorëve të AKP-së është votuar edhe nga deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës.
“Rikujtojmë se struktura aktuale e Bordit të Drejtorëve është votuar në Kuvendin e Kosovës edhe nga deputetët e partisë që udhëheqë z.Mustafa”, përfundon reagimi.
Ish-kryeministri Mustafa në një reagim në profilin e tij në facebook kishte thënë se këto largime po bëhen nga politika.
Sipas tij këto lëvizje po bëhen që të pasurohet dikush me pronat e Kosovës.
Reagimi i Mustafës:
Dje mësova nga mediat se Petrit Gashi dha dorëheqje nga posti i Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjensionit Kosovar të Privatizimit. Ndërkaq, para disa ditësh anëtarët e këtij bordi, me përjashtim të Petritit, kishin vendosur ta shkarkojnë drejtorin menaxhues të Agjensionit..
Janë mbushur mbi tre vite që Kosova është kursyer nga aferat dhe skandalet në AKP, nga vjedhjet dhe manipulimet. Prandaj ata që nuk vodhën dhe nuk manipuluan as për vete as për të tjerët u detyruan të largohen. Profesor Petrit Gashi, një prej ekonomistëve më të thellë dhe më të spikatur jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, i doktoruar në Britani të Madhe, i specializuar në shumë programe në SHBA, largohet, sepse nuk bashkëpunon me krimin.
Është e dhimbshme dhe zhgënjyese që pas një pune sistematike, të suksesshme dhe vënie të rregullit në AKP, drejtuesit e këtij agjensioni të detyrohen të shkarkohen dhe të japin dorëheqje, për të hapur rrugë që dikush të pasurohet nga pronat që i takojnë Kosovës.
Ky është edhe një argument se ky pushtet duhet të shkoj sa më parë.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën