AKP ka bërë të ditur se ka tërhequr nga tenderi i shitjes gjashtë asete, duke respektuar kërkesën e Komunës së Prishtinës, kërkesën e Komunës së Podujevës dhe kërkesën e Komunës së Dragashit mbi shpalljen e zonave të interesit publik dhe inicimin e proceseve të shpronësimit.
“Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton opinionin publik se ka tërhequr nga tenderi i shitjes gjashtë asete, duke respektuar kërkesën e Komunës së Prishtinës, kërkesën e Komunës së Podujevës dhe kërkesën e Komunës së Dragashit mbi shpalljen e zonave të interesit publik dhe inicimin e proceseve të shpronësimit. Njësitë e larguara nga shitja janë si më poshtë.
Njësia nr.14-KB Drita Toka në Shajkoc;
Njësia nr.15-KB Flora Toka në Pakashticë të Epërme;
Njësia nr.16-KB Përparimi Toka në Miroc;
Njësia nr.19-Agrokosova Zyrat në Dardani;
Njësia nr.22-KB Liria Toka në Siçevë;
Njësia nr.33-NSH Koritniku-Shitorja në fshatin Kërstec, Dragash.
Këto asete ishin paraparë për t’u shitur përmes tenderit publik, shitjes së aseteve përmes likuidimit (SHAL) 57, që do të mbahet me 10 gusht 2022. Dita për dorëzimin e ofertave për asetet e (SHAL) 57 është me 10 gusht 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30”, thuhet në komunikatën për media. /arbresh.info/
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së