Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), e për interesat e zhvillimit të dy institucioneve përkatëse, me datë 4 shkurt 2021 në ambientet e MM është mbajtur një takim gjithëpërfshirës pune mes përfaqësuesve të MM, respektivisht Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe përfaqësuesve të AKK-së, të prira nga Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Kryeshefi Ekzekutiv i AKK-së Avni Ahmeti.
Në takim, pos prezantimit të aktiviteteve të instuicioneve në fjalë dhe identifikimit të fushave ku ky bashkëpunim do të mund të avancohej dhe si rezultat i takimeve paraprake të zhvilluara mes ekspertëve nga dy institucionet, u nënshkrua edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi.
Qëllimi i Marrëveshjes është formalizimi i bashkëpunimit që kryesisht ka të bëjë me përkrahjen dhe ekspertizën që AKK do ia ofrojë FSK-së në fushën e hartografisë, gjeoinformacionit, me ofrimin e produkteve kadastrale e gjeohapësinore që administrohen nga AKK për nevoja të FSK-së, me specifikimin e përgjegjësive të palëve nënshkruese, me emërimin e personave përgjegjës për zbatim të marrëveshjes e ngjashëm.
Implementimi i kësaj marrëveshjeje do të rezultojë me ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së në fushën e hartografisë dhe gjeoinformacionit dhe në implementim sa më gjithëpërfshirës e të avancuar të mandatit të saj.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë