Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është shqyrtuar kërkesa e AKI lidhur me përjashtimin nga fushëveprimi i Projektligjit për Paga në Sektorin Publik.
Pas mbledhjes së mbyllur për media nënkryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu, ka thënë se sot në këtë mbledhje u diskutua për kërkesën e AKI-së për trajtimin e pozitave menaxheriale në lidhje me pagat.
Sipas saj, në të gjitha vendet e botës pozitat në AKI trajtohen më ligje të veçanta dhe nuk duhet të deshifrohen.
Ajo thotë se pagat do të vendosen me diskutimin e buxhetit.
Musliu është pyetur edhe për gjendjen e sigurisë për të cilën tha se është e qetë.
“Pjesa veriore, si komision parlamentar, jemi të informuar se nuk ka asnjë rrezikshmëri të lartë. Të mos lejojmë që të sillen pa targa në atë anë, ky problem na shqetëson. Lëvizja pa targa mendoj se është cenues i lirisë brenda, do kohë por do të bëhet mirë”, theksoi ajo.
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...