Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e ka cilësuar si konflikt interesi vendimin e Qeverisë për rritje të pagës së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe vartësve të tij.
AKK-ja në një përgjigje për Telegrafin thotë se mbetet prapa këtij opinioni dhe se ka paralajmëruar masa ligjore ndaj Qeverisë në rast se e njëjta nuk e respekton opinionin e dhënë nga ta.
“Agjencia kundër Korrupsionit në përputhje me Aktgjykimin 1258/18 e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përkatësisht pikën 113, mbetet prapa opinionit të vet, të lëshuar me datë 29.01.2018, lidhur me Vendimin nr. 04/20 për caktimin e pagës mujore për kategori të caktuara të pozitave, përfshirë ngritjen e pagës së kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave, këshilltarëve, dhe një kategorie të shërbyesve civilë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 20.12.2017. E njëjta do të veprojë në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin nga AKK-ja.
Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 113. 2 (1) dhe 116. 2 të Kushtetutës, të neneve 27 (1), 29 dhe 30 të Ligjit dhe në mbështetje të rregullave 29, 54, 55 dhe 56 (1) të Rregullores së Punës, kishte konstatuar se “Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 20/14, i 20 dhjetorit 2017, nuk është në kundërshtim me nenet e pretenduara të Kushtetutës”.
Kushtetuesja merr vendim në favor të Haradinajt për çështjen e rritjes së pagave
AKK me opinionin e datës 19 janar 2018 kishte gjetur se ishte paraqitur situata e konfliktit të interesit në vendimin për ngritjen e pagës së kryeministrit dhe disa prej vartësve të tij.
Pas këtij opinioni, Qeveria e Kosovës e kishte rifuqizuar vendimin për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar.
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtarë të plotë të zonës Shenge...
Një vit nga liberalizimi i vizave për kosovarët
24 persona të lënduar nga mjetet piroteknike
106 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia shqiptoi mb...
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...