“Agima ka plot, e qesi qeverie Kosova s’ka pas kurrë”

19:08 | 25 Mars 2020
Arbresh.info

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka goditur Lidhjen Demokratike me fjalimin e tij.

Ai qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti e ka quajtur më të mirën që pas luftës në Kosovë, raporton portali arbresh.info.

“Agima ka plot, e qesi qeverie Kosova s’ka pas kurrë”, tha ai.

Ndërkohë gjithashtu ka përmendur edhe presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, ku i tha se ai kishte refuzuar SHBA-të kur kërkuan vetëm autonomi për Kosovën.

“Edhe Ibrahim Rugova refuzoi SHBA-të, kërkoi Republikë e jo autonomi. Rugova, Rugova, e pi shkoni mas Isa Mustafës”, deklaroi Basha./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2731724073718137/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme