Kryetari i Pejës që është edhe nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i ka quajtur të gabuara deklaratat e Agim Veliut ditën kur u votua mocioni ndaj Qeverisë Kurti.
Muhaxheri, në “Debat Plus” ka thënë se Agim Veliu e dëmtoi LDK-në me deklaratat që i dha në pauzë të Kuvendit.
“Zoti Veliu nuk është dashur të reagojë pas propozimit të Qunit pasi ajo ishte një betejë e Grupit Parlamentar të LDK-së, të cilët kishin një strategji se si duhet të zhvillohej ajo betejë. Unë përgëzojë një pjesë të madhe të deputetëve që zhvilluan betejën me dinjitet për të dëshmuar se LDK nuk ishte ajo që deshi të rrëzojë qeverinë”.
Nënkryetari i Pejës thotë se propozimi i Qunit ishte veprim shumë i mirë.
“Veprimi i Qunit ishte për të parë qëndrimin e vërtet të kryeministrit Kurti. Por deklaratat e Agim Veliut në momentin që i ka thënë e dëmtoi pozicionin e LDK-së”.
Muhaxheri thotë se Anton Quni mori nga Kurti përgjigjen që deshi.
“Ai deshi të sheh e është serioz Komandanti [Albin Kurti]”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...