Agim Veliu vendos gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të “Pastrimit”

11:58 | 28 Janar 2020
V. S.

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të kompanisë “Pastrimi”.

Vënia e gurthemelit është bërë bashkë me Kryeshefin e Kompanisë, Burim Kelmendi.

“Bashkë me Kryeshefin e Kompanisë Regjionale “Pastrimi”, Burim Kelmendi, sot vendosëm gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të njësisë së kësaj kompanie në Podujevë.

  1. Me ndarjen e parcelës nga Komuna dhe ndërtimin e objektit, në lokacionin e ri, krijohen kushte më të mira pune për ofrimin e shërbimeve cilësore në mbrotjen e ambientit” shkruan Veliu në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme