Mesditën e sotme kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.
E këtë e ka komentuar edhe njohësi i cështëve politike, Vigan Qorrolli, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se Veliu u shkarkua për shkak të taksës.
Sipas Qorrollit se Qeveria Kurti mund të bëhet kurban i taksës teksa ka shtuar se kjo krizë e koalicionit e ka djegur dekretin e presidentit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.
Ndryshe kujtojmë se pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ka reaguar edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
Ai ka kërkuar anulim të këtij vendimi në të kundërtën do të ketë prishje të koalicionit.
Çitaku, LVV-së: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurt...
Prishtina emëron Lekë Tërmkollin, trajner të ri kondicional
Lushaku-Sadriu: S’ka më ndërrim të tretë në shkollat e Prish...
A mundet Trump ta blejë Groenlandën?
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...