Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore pas aksidentit që i ka ndodhur rrugës Prishtinë – Podujevë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se nga ky aksident ka shpëtuar pa lëndime trupore.
“Ju njoftoj se sot, në përpjekje për tu shmangur nga një aksident kam dalë nga rruga me veturë. Fatmirësisht aksidenti ka përfunduar vetëm me dëme materiale dhe pa lëndime trupore. Ju falënderoj të gjithë juve që më keni kontaktuar dhe jeni shqetësuar për gjendjen time shëndetësore. Ju njoftoj se jam shëndosh e mire”, ka shkruar Veliu.
Para pak minutave, përmes një komunikate për media ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në lidhje me aksidentin e Veliut.
“Sot, nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës, Agim Veliu i ështëshmangur një aksidenti të mundshëm rrugor në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë –Podujevë. Në tentim për t’u larguar nga një veturë që kishte hyrë në tejkalim nga krahu i kundërt i rrugës, vetura e Veliut është vënë në kontakt me mbrojtëset anësore të rrugës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...