Agim Veliu thotë se VV-ja e kërkoi përfshirjen e ambasadorëve të QUINT-it

23:46 | 27 Janar 2020
Arbresh.info

Dy nënkryetarët e LDK’së, Vjosa Osmani e Agim Veliu sërish kanë dhënë deklarata kundërthënëse në raport me Lëvizjen Vetëvendosje.

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, tha se ka qenë kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosjes që në takimin e nesërm mes dy partive të marrin pjesë edhe ambasadorët e QUINT’it.

“Ka qenë kërkesë e Vetëvendosjes përfshirja e ambasadorëve”, ka thënë Veliu.

Ndërkaq nënkryetarja tjetër e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë sot për Gazetën Express se ka qenë kërkesë e përbashkët e VV’së dhe e LDK’së që të marrin pjesë përfaqësuesit e QUINT’it.

Siç tregoi nënkryetarja e LDK’së, në takimin e nesërm nuk pritet të ndërmjetësojnë vendet e QUINT’it për arritjen e marrëveshjes.

“Takim informativ, ashtu ka qenë ideja kur e diskutuam”, ka thënë Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme