Kryetari aktual i Podujevës Agim Veliu ka paditur kandidatin e vetëvendosjes për kryetar të Podujevës Ajet Potera.
Padinë në gjykatë e ka dorëzuar avokati Besnik Berisha sipas të cilit padia është bërë me kërkesë dhe autorizim të Veliut.
“Objekti i padisë ka të bëjë me deklarimin e z. Ajet POTERA, në emisionin “Interaktiv” të mediumit KOHA Vision (KTV), të datës 10 tetor 2017, i cili në mes tjerash kishte deklaruar se z. Agim VELIU kishte marrë haraç për dhënien e një leje të biznesit”, ka thënë avokati Berisha nëpërmjet një komunikate për media.
Sipas Berishës Agim Veliu i cilëson këto deklarime si të pavërteta, tendencioze dhe me qëllimin e vetëm për të dëmtuar reputacionin e tij dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Z. Veliu pret nga Gjykata që të aprovojë kërkesëpadinë si të drejtë dhe të ligjshme brenda nje afati kohor te arsyeshëm”, thuhet në komunikatë të Berishës.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë