Pas rrethanave që pritet të sqarojë Gjykata Kushtetuese, po shqyrtohet mundësia që qeverinë e ardhshme të formojë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe sipas dakordimeve të deritanishme, do ta formojë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-n Socialdemokrate.
Burime brenda LDK-së, të arbresh.info bëjnë të ditur se në heshtje është pajtuar ta votojë këtë qeveri edhe Partia Demokratike e Kosovës, por duke qenë në opozitë.
Por, burime ndërkombëtare bëjnë të ditur se Agim Veliu është kërkuar në mënyrë decidive që të udhëheqë me ekzekutivin.
“Agim Veliu është thirrur në takim me Richard Grenell dhe besohet se do të jetë njeriu që do të qeverisë me koalicionin”, bënë të ditur ky burim.
Në fillim të këtij viti, i dërguari presidencial për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori amerikan, Richard Grenell, është takuar në Berlin me një delegacion të LDK-së, ku ishte edhe Agim Veliu.
Sipas këtij burimi, krejt kjo do të vijë pas sqarimit të rrethanave nga Gjykata Kushtetuese për të cilat do t’i drejtohet presidenti, Hashim Thaçi.
Gjatë ditës në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka qëndruar edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett.
Tashmë është sqaruar se si do t’i drejtohet presidenti, Hashim Thaçi, Gjykatës Kushtetuese.
Thaçi pritet t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese interpretim dhe sqarim në këto çështje kah fundi i kësaj jave.
“E para ka të bëjë me afatin kohor në dispozicion të partisë apo koalicionit fitues për të propozuar tek Presidenti i Republikës së Kosovës kandidatin për Kryeministër apo mandatarin për formimin e Qeverisë së re,” bënë të ditur një burim brenda Presidencës për arbresh.info.
Pra, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese duhet të përcaktojë një afat kohor të caktuar dhe të arsyeshëm brenda të cilit partia apo koalicioni fitues duhet të jetë i obliguar për të propozuar kandidatin apo kandidaten e vet për Kryeministër/Kryeministre për formimin e Qeverisë së re.
“Ndërsa, çështja e dytë, ndërlidhet me situatën se çfarë ndodhë në rastin kur partia apo koalicioni fitues i zgjedhjeve parlamentare refuzon të propozoj tek Presidenti i Republikës së Kosovës kandidatin për kryeministër”, bënë të ditur ky burim./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...