Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka bërë hapjen e fushatë zgjedhore për zgjedhjet e 22 tetorit.
Veliu në praninë e shumë anëtarëve të LDK-së, ka hapur garën edhe për një mandat të ri në krye të kësaj komune, shkruan Indeksonline.
Ai ka thënë se është i bindur se do të fitojnë Podujevën ,dhe se do të jenë partia e parë në Podujevë dhe se do të vazhdohet me udhëheqjen e komunës dhe punët të cilat i kanë në planifikim e sipër.
“Jam i bindur edhe njëherë po e theksoj se këto zgjedhje do t’i fitojmë sepse e kemi edhe programin më të mirë por edhe ekipin më të mirë, njerëzit e përgatitur. Pashtu bindjen tonë e forcon edhe fakti se kemi përvojën e gjatë në qeverisje, të mirë me rezultate pa afera, pa korrupsion dhe pa asnjë kundërshtim me ligjin. Ju ftoj të gjithëve që gjatë kësaj periudhe sa do të zgjasë kjo fushatë, të jeni aktivë në krye të detyrës, në mënyrë që muajin e fushatës ta përballojmë ashtu siç i kemi përballuar të gjitha fushatat. Ju ftoj që të bëjmë një fushatë të dinjitetshme, të qetë të kulturuar, sepse kështu dimë ne. Vendit nuk i nevojiten fushata agresive, por të dijmë të përgjigjemi nëse të tjerët na ngacmojnë”, ka thënë Veliu.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit