Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Agim Veliu,përmes një sttausi në profilin e tij në facebook ka reaguar pasi anëtari i kësaj partie, Driton Selmanaj, ftoi Shpend Ahmetin t’i bashkohet LDK-së, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar se bashkimi me filozofinë tonë politike, asesi nuk funksionon mbi bazën e ftesave e nominimeve përmes televizioneve, e aq më pak kur bëhet fjalë për shtegtarë, që ikin nga foletë e tyre të djegura.
Ky është shkrimi i plotë i tij në facebook:
“LDK është subjekt politik serioz dhe me traditë të gjatë, me struktura e me anëtarësi të organizuar.
Në LDK gjithmonë janë anëtarësuar dhe bashkohen çdo ditë njerëz të lirë e me vullnet për të punuar në forcimin e Republikës së Kosovës.
LDK mbetet e hapur gjithmonë, por sigurisht që ata që i bashkohen këtij rrugëtimi duhet të kenë kryefjalë të punës dhe angazhimit politik frymën e shtetndërtimit, të cilën e kultivon LDK-ja ndër vite.
Bashkimi me filozofinë tonë politike, asesi nuk funksionon mbi bazën e ftesave e nominimeve përmes televizioneve, e aq më pak kur bëhet fjalë për shtegtarë, që ikin nga foletë e tyre të djegura”, ka shkruar Veliu/arbresh.info/
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe