Google ADS

Agim Vatovci i bashkohet AAK-së

15:11 | 19 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i Shoqatës së Personave me hendikep dhe nevoja të veçanta në Kosovë, Agim Vatovci dhe pjesëtarë tjerë të kësaj kategorie i janë bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbështetje të Ramush Haradinajt për kryeministër.

Këtë grup të aderuar në AAK, i ka pritur vetë lideri i partisë Ramush Haradinaj dhe nënkryetari Gazmend Abrashi.

“Bashkë me liderin, Ramush Haradinaj, e mirëpritëm në familjen tonë të madhe aderimin e këtyre njerëzve të mrekullueshëm, të prirë nga Agim Vatovci, i Shoqatës së Personave nevoja të veçanta. U zotuam se do ta kanë përkrahjen e plotë institucionale”, ka njoftuar në Facebook, Gazmend Abrashi – kandidati i AAK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme