Sipas Anton Qunit, protagonist i betejës së Koshares, një prej udhëheqësve më të lartë të UÇK-së në këtë betejë, Agim Ramadani, merrte urdhra nga Ahmet Krasniqi, që në atë kohë ishte ministër i Ministrisë së Brendshme, dhe jo nga shtabi i përgjithshëm i UÇK-së.
Në Interaktiv të KTV-së, Quni ka kujtuar përplasjet mes FARK-ut dhe UÇK-së. Ai ka thënë se nuk e kupton përse bashkëluftëtarët “e mohojnë faktin se kanë ekzistuar dy organizime ushtarake, një nga Ministria e Mbrojtjes, që udhëhiqej nga koloneli Ahmet Krasniqi dhe më pas nga kolonel Halil Bicaj dhe një e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së”.
“Në nivelet më të larta relacionet kanë pas marrëveshje për bashkëpunim, për zhvillime të operacioneve, për përdorimin e resurseve e fondeve, por ka pasur edhe momente kur nuk kanë pas komunikime deri në momentet kur situatat kanë eskaluar edhe duke e gjuajtur njëri-tjetrin si pengues të proceseve për çlirimin e Kosovës. Për ne ushtarakët, ishte ndryshe, ne ishim përballë realitetit tjetër dhe s’kishim komplekse cilit formacion ushtarak i përkisnim. Aty ku ishim të vendosur ishin disa baza, disa qendra ushtarake, disa lokacione, ku koordinonim veprimet dhe pavarësisht bindjeve politike e gjithfarë dallimesh, rezultoi me sukses. Beteja e Koshares ishte meritë e djemve dhe vajzave anekënd trojeve shqiptare e nga diaspora. Ata vinin përmes mobilizimit i cili bëhej përmes dy adresat, edhe nga ministria edhe nga shtabi. Lokacioni i tyre përfundimtar ishte brigada jonë. Nuk i pyesnim fare për bindjet e tyre politike, për preferencat e tyre. Kryesore ishte që ne e kishim të njëjtën emblemë. S’ka qenë fare prioritet çështja e liderëve më të lartë ushtarakë”, është shprehur Quni.
Ai ka thënë se dëshmori Agim Ramadani ka marrë përgjegjësitë e luftës nga ministri i Mbrojtjes në atë kohë, Ahmet Krasniqi.
“Ideja e kolonelit Ahmet Krasniqi ishte që UÇK-ja të ishte ndër komponentet e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Jo të gjitha njësitë e UÇK-së u futën në këto urdhra. Forcat e armatosura të Kosovës ishin të mobilizuara dhe u ngritën në nivelin operacional. Janë brigada 131, 134, batalioni diversant-vëzhgues që e kam udhëheq unë, ka njësi në Suharekë, në regjionin e Karadakut, që ishin nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes. Detyrën e kam marrë nga Krasniqi. Raportimet ia kam bë drejtpërdrejtë atij dhe jo shtabit të UCK-së. S’kam qenë i detyruar të raportoj te shtabi. Agim Ramadani është ngarkuar me detyrë dhe ka marrë përgjegjësitë nga Ahmet Krasniqi”, ka thënë Quni./koha.net/
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita