Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, i cili ka drejtuar Komisionin për njohjen dhe verifikimin e statusit të Veteranit, Invalidëve dhe pjesëtarëve tjerë që kanë qenë pjesë e UÇK-së në luftën e fundit në Kosovë, ka thënë se është i shokuar çfarë ka ndodhur me listat e veteranëve.
Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Çeku ka thënë se çdo herë ka kërkuar kujdes nga anëtarët e Komisionit që të kenë kujdes gjatë kryerjes së detyrës.
Po ashtu, Çeku shtoi se i ka informuar anëtarët e Komisionit se çdo veprim i kundërligjshëm do të ketë pasoja ligjore.
“Unë prej fillimit të procesit, vazhdimisht anëtarëve të komisionit dhe njerëzve të involvuar, kom kërku që të jenë të kujdesshëm që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe vazhdimisht u kam thënë se çdo veprim i kundërligjshëm domethënë do të ketë edhe pasoja ligjore”, ka thënë Çeku.
Tutje Çeku ka thënë se “Unë jam i shokuar në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur dhe nëse ka ndodhur diçka e tillë shpresoj që t’i marrin dënimet maksimale për të gjithë ata që e kanë keqpërdorur këtë proces”.
EULEX-i ka ngritur sot aktakuzë për mashtrim në listat e veteranëve dhe seks me pagesë.
Aktakuza, sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit përfshin edhe mundësimin ose detyrimin në prostitucion, duke u pretenduar se njëri nga të pandehurit ishte përfshirë edhe në shtytjen dhe aranzhimin e marrëdhënieve seksuale me pagesë ndërmjet një gruaje dhe disa burrave, duke përfituar nga kushtet e rënda ekonomike të saj.
“Policia e Kosovës dhe e EULEX-it i kanë filluar hetimet e tyre të përbashkëta në janar të vitit 2016. Hetimet kanë sjellë deri te zbulimi i një rrjeti ilegal të tregtimit të armëve dhe një sasie të armëve që përbëheshin nga eksplozivë dhe dy armë automatike. Përveç këtyre, në posedim të pandehurve ishin kapur edhe disa armë tjera të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...