Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Agim Çeku, ka analizuar situatën në Ukrainë pas fillimit të luftës në këtë shtet, luftë e nisur nga Rusia.
Çeku në cilësinë e ushtarakut ka folur edhe për rrezikun e përhapjes së luftërave edhe pjesë tjera të Evropës, pa përjashtuar këtu edhe provokimin që Serbia mund t’ia bëjë Kosovës, tha ai në emisionin Frontal.
E në rast të një rreziku që Kosovës mund t’i kanoset nga ushtria serbe, ai është pyetur a është i gatshëm ta vesh sërish uniformën ushtarake? “Po. Një prej detyrave që ministria e mbrojtjes duhet ta bëjë është të bëjë një plan për pranimin e vullnetarëve. Në një rast të tillë nuk do të jem unë, por do të këtë shumë të tillë, veteranë….”, ka thënë Çeku.
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...