Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka emëruar Agim Bërdynën, ushtrues detyre të Sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri.
Bërdyna ka shërbyer si zëvendësministër i Arsimit, detyrë kjo që e mori më 1 korrik të vitit 2016, ndërsa ka qenë edhe drejtor i Departamentit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në këtë ministri.
Ai është pjesë e MASHT-it që nga viti 2004 dhe ka përvojë të gjatë në fushën e arsimit.
Bërdyna i ka thënë Telegrafit se i ka dorëzuar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, dhe degës së LDK-së në Pejë, dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake në këtë parti.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...