Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka paralajmëruar rikandidmin për të parin e qytetit.
Vendimi erdhi, siç thotë ai për shkak të intrigave e pazareve të PDK-së me LDN-në, shkruan portali arbresh.info.
Tutje, Bahtiri thotë se PDK e LDK kanë lidhur koalicion në Mitrovicë.
Ky është shkrimi i tij:
Urime koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë!
Edhe pse e kam shqyrtuar gjatë mundësinë e tërheqjes nga politika për t’u kthyer te familja në Holandë, pazaret dhe intrigat e PDK-së dhe marionetës së saj, LDK-së, më kanë bindur se duhet të rikandidohem për kryetar për mos t’i lënë këto dy parti mashtruese dhe zhvatëse të kthehen në krye të komunës sikur para 2013-së.
Mezi pres vitin e ardhshëm të ju shoh në fushatë dorë për dorë, por së bashku me qytetarët e m’i do t’ua tregoj vendin sikur herën e kaluar.
Fjalimet e juaja të sinkronizuara dhe votimet e juaja të përbashkta për t’i kapur 4 ndërmarrjet publike komunale dje në seancën e Kuvendit Komunal, e dëshmojnë më së miri lidhjen e koalicionit mes grupeve tuaja parlamentare.
Pavarësisht kësaj, mos të mendon dikush se mund ta pengoj e ndryshoj vizionin tim për të qeverisur me duar të pastra.
AB
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet