Google ADS

Agim Bahtiri nuk u lejua të pres shiritin e një shkolle

20:25 | 2 Shtator 2019
M. A.

Agim Bahtiri nuk u lejua të pres shiritin e shkollës nga një qytetar. Personi që nuk e lejoi të prehet shiriti i shkollës, tha se këtë veprim e bëri në gjest hakmarrjeje për shkak të mos përmbushjes së premtimit nga ana e Bahtirit.

E si rezultat i kësaj, shiritin e preu një banor i lagjes. Për këtë ndodhi Bahtiri e akuzon një banor të njohur të kësaj lagje.

Agim Bahtiri tha se as Kadri Veseli e as kushërinjtë e tij, nuk e frikësojnë dot.

“Disa persona dëshironin të më pengonin ta pres shiritin, por Agim Bahtirin s’ka kush që e pengon. Dhe nuk ka kush në botë që e frikëson, as Kadri Veseli as kushërinjtë e tij”, thotë Bahtiri

Kurti i cili është fqinj i Kadri Veselit, e pranon se i doli në pritë Agim Bahtirit.

“Unë e kom ba këtë vetëm me iu hakmarrë Agim Bahtirit, sepse më ka premtuar 2 vende pune. Unë jam apartiak”, ka thënë Kurti.

E Agim Bahtiri shprehet i bindur se Kurti është i afërm i Kadri Veselit.

“Sipas të dhënave të policisë e kuptova se kush janë ata, janë njerëzit e Partisë Demokratike të Kosovës, janë të afërmit e Kadri Veselit”, akuzon Agim Bahtiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme