Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot mori pjesë në protestën që u organizua kundër dhunës seksuale, e gjithashtu një nga pikat e protestës ishte edhe kritika kundër vet kryetarit Bahtiri.
Edhe pse në këtë protestë protestohej edhe kundër kryetarit të Mitrovicës, Bahtiri nuk hezitoi të bëhet pjesë e saj.
Në një nga pikat e protestës pyetej edhe kryetari Bahtiri: Pse nuk reagove kryetar?
Megjithatë, kjo gjë nuk e ndaloi Bahtirin të bëhet pjesë e protestës që organizohej edhe kundër tij.
Organizata Joqeveritare “Jepi zë”, thotë se gjatë protestës u ngritën zëra kundër Bahtirit ku i kërkohej të largohej. Megjithatë, Bahtiri qëndroi deri në fund të protestës duke i injoruar zërat e protestuesve.
Protesta u organizua për shkak të rasteve të përdhunimit në qytetin e Mitrovicës të ndodhura ditëve të fundit.
Përmes një komunikate për medie, kjo organizatë ka theksuar se këto ngjarje të kohëve të fundit në kohën e pandemisë kanë shqetësuar edhe më shumë familjarët për lirinë e grave e vajzave në Mitrovicë.
“Ne si Organizata të Shoqërisë Civile shprehim shqetësim të madh për rastet e fundit të përdhunimeve në qytetin e Mitrovicës. Përmes kësaj komunikate reagojmë ndaj kësaj dukurie që fatkeqësisht po vazhdon të ndodhë në qytetin e Mitrovicës. Për gjatë dy javëve janë raportuar dy raste të përdhunimit dhe një grua është dhunuar fizikisht. Këto ngjarje në këtë kohë pandemie bëhen shqetësim i madh i familjarëve, për lirinë e grave dhe vajzave të reja në Mitrovicë”, thuhej në komunikatë.
“Duke parë këtë situatë tejet shqetësuese, i ftojmë organet e rendit dhe institucionet përkatëse të merren sa më shpejt me rastin dhe dhunuesit të marrin dënimin e merituar. Njëkohësisht shprehim shqetësim që asnjë prej institucioneve lokale deri tani nuk kanë reaguar ndaj këtyre ndodhive. Mendojmë që, kjo dukuri duhet të dënohet nga të gjithë dhe asesesi të mos kalohet në heshtje. Dhuna nuk duhet të ketë vend në Mitrovicë, e në asnjë vend tjetër të botës”, thuhet në komunikatë.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...