Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në një intervistë ekskluzive dhënë për arbresh.info inskenimin e krizës humanitare në veri e ka quajtur të përgatitur prej 6 muajsh.
“Kjo është inskenuar së paku 6 muaj ditë më parë dhe këtë e kemi deklaruar, këtu nuk ka krizë humanitare por politike përmes së cilës organizohen njerëz të kërkojnë bukë dhe të vinë mediet nga Serbia e të huaja e të ngritët si çështje në Këshill të Sigurimit e të merret vendim që kjo pjesë e Kosovës të merret nënë menaxhimin e tyre”, ka thënë ai.
Bahtiri ka shtuar se ka vizituar qytetarët në veri dhe nuk ka parë krizë të tillë ndërsa gjithë kjo është inskenuar nga Beogradi dhe disa persona në Prishtinë.
“Do të jemi ne dispozicion 24 orë të çdo qytetari në Mitrovicë por jo edhe të manipulantëve. Unë banoj andej lumi, andaj jam në kontakt me të gjithë banorët e veriut edhe shqiptarë edhe serbë. Qytetarët nuk e duan këtë por është e kurdisur nga Beogradi duke pas edhe disa njerëz në Prishtinë që dëshirojnë të arrihet kjo për interesa personale”, ka thënë ai.
I pari i Mitrovicës ka shtuar gjithashtu se gjithë kjo po bëhet duke mos pranuar se Kosova është shtet i pavarur.
“Ne çdo herë nga pala serbe presim vetëm gjëra të këqija pasi ata ende mënojnë se janë në ëndërr por Kosova është shtet sovran i monitoruar vetëm nga Prishtina dhe çdo skenar i përgatitur nga ta do të dështoj sepse jemi të përgatitur dhe do t’i dalim zot çdo pëllëmbe dhe qytetari të Kosovës pavarësisht komunitetit”, ka shtuar ai.
Ndërsa i pyetur për taksën, Bahtiri ka thënë se është më e pakta që duhet bërë Serbisë.
“Ne i kemi të gjitha informacionet dhe do të veprojmë që të gjitha qytet në Kosovës e jo vetëm në veri të funksionojnë në mënyrë demokratike duke u ofruar programe evropiane e jo skenarë të 99-es. Kosova e ka vlerësuar se taksa është e nevojshme, Serbia ka bë lobin jashtë vendit për të larguar njohjet, bllokuar çdo institucion në veri dhe ka merituar që t’i vendoset taksa dhe shumë më shumë por ne kemi vepruar me këtë”, ka shtuar ai.
Ai është shprehur pro pezullimit por jo largimit të taksës.
“Nëse miqtë tanë janë këmbëngulës që të pezullohet taksa derisa të zhvillohen bisedimet unë jam për ta larguar sepse shtetin e kemi ndërtuar me ta por asesi të largohet tërësisht derisa Serbia të mos vetëdijesohet se Kosova është e pavarur”, ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur nëse taksa do të stopoj procesin e liberalizimit Bahtiri ka deklaruar se nuk sheh asnjë lidhjes mes dy çështjeve.
“Unë nuk besoj në këtë pasi nuk ka asgjë të lidhur, asnjë shtet që i është bërë liberalizimi nuk ka plotësuar kushtet më shumë se Kosova”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Lexo edhe: Nga 25 cent, çmimi i bukës në veri rritet në 50 cent
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju