Agim Bahtiri i uron Krishtlindjet besimtarëve katolikë

21:04 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri u ka uruar Kritshtlindjet të gjithë besimtarëve katolikë.

Bahtiri ka uruar që festa e Krishtlindjes t’i bashkoj të gjithë me dashuri, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë urimin e tij:

Uroj që edhe kjo festë e Krishtlindjeve, t’ju gjejë në paqe shpirtërore, me Bprirje për të ndier dhe për t’u solidarizuar me ata që janë në vështirësi.

Uroj që festa e Krishtlindjes t’ju bashkojë me dashuri rreth tryezës dhe t’ju motivojë për më shumë ngrohtësi e afrim me të tjerët.

Le të jetë kjo festë një rast për të rritur shpresat dhe guximin, që t’I qasemi jetës me më shumë besim e kurajë, për ndërtimin e të nesërmes më të mirë për të gjithë.

Dashuria, komunikimi i sinqertë, besimi i ndërsjelltë dhe bashkëpunimi I ngushtë vëllazëror, të jenë themeli mbi të cilin do ta ndërtojmë të ardhmen. Gëzuar!./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme