Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, i cili mëton edhe një mandat tjetër për drejtimin e kësaj komune nga radhët e PDK-së, po mburret me qeverisjen e tij lokale, për të cilën thotë se janë qytetarët ferizajas ata që kanë parë vërtetë ndryshimin.
Tutje ai derisa shpalosi programin e tij qeverisës, përmendi që edhe në mandatin që po e lënë pas, kishte transparencë e llogaridhënie, përcjell Klankosova.tv.
”Ne kemi vazhduar, e kemi ngritur një ritëm të lartë të zhvillimit, një transformim të Ferizajt si asnjëherë më parë”.
”Ballafaqimi i programit tim, është ballafaqim me qytetarët. Kemi kaluar një cikël të madh zgjedhjesh, dhe besoj ato do duhej të na shërbenin se si duhej të bëhej programi dhe të vazhdohej retorika”.
”Si qeverisje komunale kemi pasur transparencë dhe llogaridhënie të plotë. Sepse jemi qeverisje qytetare, dhe jo politike, ndaj dhe iu shërbejmë atyre”.
”Lokacioni i parë i ndërtimit të Spitalit është edhe lokacioni i fundit. Nëse për diçka krenohet qeverisja ime, është pikërisht barazia në punësim në sektorin e arsimit. Ne kemi mbështetur dhe do t’i mbështesim fondin librar”.
”Si komunë e Ferizajt kemi kontraktuar edhe ditarin digjital. Si pikë e veçantë e programit tim, e kemi atë që në bashkëpunim me MSH, do të hapim shkollën e parë të mësme, atë të Kulturës Fizike”.
”Qytetarët e Ferizajt e kanë shijuar ndryshimin dhe e kanë parë ndryshimin e vërtetë”.
”Edhe vet programi që unë paraqita këtu është program transformues. Kemi pasur guximin, projektet, kishim njerëzit që kemi arritur deri këtu”.
”Kemi punuar në mënyrë të pandalshme për të arritur deri këtu. Unë nuk jam në garë, jam vetëm duke shpalosur programin për qeverisje të ardhshme”.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...