250 mijë euro në pastrim.
Kjo është shuma që së fundi ka vendosur të shpenzoj komuna e Ferizajt.
E me këtë shumë i pari i Ferizajt, Agim Aliu ka planifikuar të pastrohen objekti i komunës dhe institucionet tjera që funksionojnë në kuadër të Komunës.
Pastrimi do të bëhet për periudhën dy vjeçare, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Por në këtë njoftim nuk tregohen për numrin dhe cilat janë institucionet tjera që do të përfshihen në këtë kontratë.
E aty thuhet se shuma prej 250 mijë euro do të ndahet nga të buxheti i komunës.
Fillimisht hapja e tenderëve është bërë më 12 tetor të 2018-es ndërsa ishin pranuar 6 tenderë e vetëm një ishte klasifikuar si i përgjegjshëm.
Grupi i Operatorëve Ekonomik: ” SKYFTERAT – LIVE ” SH.P.K.; N.SH.H.”ZONA PARK” të cilët kishin ofruar çmimin prej 249 mijë e 680 euro kishin dalë fitues.
Nënshkrimi i kontratës është bërë më 24 dhjetor të vitit që lamë pas./Arbresh.info
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj