Google ADS

Agim Aliu: 90 përqind e buxhetit është borxh

12:30 | 3 Janar 2019
Arbresh.info

Komuna e Ferizajt po penalizohet në aspektin buxhetor për shkak të keqmenaxhimit të qeverisjes së kaluar. 90 përqind e buxhetit të këtij viti është borxh i komunës.

Kështu është shprehur kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, i cili po ashtu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, mbylljen e të gjitha lojërave të fatit dhe sallonave të masazhit.Aliu thotë se projekti më madhor gjatë vitit që lamë pas, ka qenë bashkimi i qytetit të Ferizajt.

Rëndësi të veçantë, tha se i kanë dhënë edhe ndërtimit të shkollës profesionale. Mirëpo për shkak të keqmanaxhimit të qeverisjes së kaluar, Aliu thotë se po penalizohen në aspektin buxhetor.

Aliu tha se nga 10.5 milionë euro sa kanë buxhet për vitin 2019, nëntë prej tyre janë borxh të cilin duhet paguar. Sipas tij, shumë prej projekteve mbështeten nga donatorë të ndryshëm. Ai tha për KosovaPress, se për një kohë të shkurtër do të finalizohet spitali regjional i kësaj komune, i cili për shumë vjet është lënë pas dore.

Agim Aliu tha se gjatë këtij viti kanë larguar tezgat nga sheshi i qytetit. Sipas tij, qëllimi i këtij vendimi ishte që sheshi të ketë pamje urbane. E pronarve të këtyre tezgave, kryetari Agim Aliu tha se u ka mundësuar punësim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme