Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi është ndaluar 48 orë nga Policia.
Këtë lajm e ka konfirmuar dje edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.
I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale.”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë
Ndërsa sot në raportin e Policisë tregohen arsyet se përse ai është në ndalesë.
Sipas raportit të tyre, Ademi dyshohet për keqpërdorim të buxhetit të FFK-së dhe shmangie të tatimit.
“KEQPËRDORIM I BESIMIT & SHMANGIE NGA TATIMI Prishtinë 22.03.2023 – 14:20.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura duke keqpërdorur buxhetin e FFK-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, shkruan arbresh.info
Kujtojmë që Agim Ademi momentalisht ndodhet në spital, për shkak që gjatë vendimit për mbajtje ai kishte pasur nevojë për trajtim emergjentë.
Më pas nga Drejtoria e Spitalit Emergjent për lajmi.net e kanë konfirmuar që i njëjti ka qëndruar mbrëmë në spital, për t’i përcjellë gjendjen shëndetësore.
lexo edhe:
Policia e Kosovës thotë se Agim Ademi do të intervistohet nesër, mohon se për të ka urdhër arrest
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...