Kryetari i Partisë së Drejtësisë (PD), Ferid Agani ka vlerësuar se nëse koalicioni qeverisës nuk mund të përfundojë proceset e mëdha për vendin atëherë vendi duhet të shkoj në zgjedhje.
Ai është shprehur se dështimi për të ecur përpara me proceset reformuese dhe çështjet siç janë Demarkacioni me Malin e Zi, Liberalizmi i vizave, Ushtria e Asociacioni, vë në pikëpyetje kredibilitetin e koalicionit qeverisës ,dhe dalja nga kjo situatë janë zgjedhjet.
“Në qoftë se koalicioni qeveritar nuk është në gjendje që të vazhdoj me proceset reformuese në ndërtimin e vendit, posaçërisht kur janë në pyetje çështjet madhore siç është demarkimi i kufirit me Malin e Zi ose çështja e liberalizimit të vizave që ndërlidhet me këtë çështje, çështja e ushtrisë dhe çështje të tjera në mesin e të cilave edhe Asociacioni, atëherë vehet në pikëpyetje kredibiliteti i partive të koalicionit. Atëherë duhet gjetur rruga, dhe mendoj se zgjedhjet janë rrugë për të fuqizuar këtë kredibilitet për të themeluar institucione të vendit të cilat janë në gjendje që të qojnë përpara këto procese”, ka thënë Agani për lajmi.net, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës. Ai duke folur për partitë me të cilat PD do të hynte në qeverisje ka thënë se partia e tij, nuk ka pasur kurrë vija të kuqe për asnjë parti dhe kështu vazhdon të jetë.
“PD që nga themelimi i saj asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik të vendit dhe gjithmonë ka qenë e gatshme për bashkëpunim me partner politik të cilët kanë pasur respekt për konceptet e saja politike dhe mënyrën veprimit të saj politik”.
“I vetmi kriter që na bashkon ose na ndan është fokusimi i sinqertë për të mirën e qytetarëve në radhë të par”, është shprehur ish- ministri Agani.
Agani muaj më parë ishte përballur me një ‘puç’, ku disa anëtarë të PD-së, kishin mbajtur një kuvend zgjedhor ku ishte zgjedhur kryetari i ri dhe udhëheqësija e re e partisë. Megjithatë ky kuvend ishte shpallur jo legjitim nga KQZ, duke i bërë që Agani të mbetet kryetar i PD-së.
E pas këtyre zhvillimeve Agani shprehet se janë duke i kaluar ato çfarë kanë ndodhur dhe ka shprehur bindjen se pas zgjedhjeve të ardhshme do të dalin më të fortë.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?