Partia Demokratike e Kosovës tashmë është afër finalizimit të marrëveshjes me partnerin e parë të koalicionit parazgjedhor, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit.
PDK është duke zhvilluar bisedime me Partinë e Drejtësisë (PD), për të vazhduar partneritetin tyre 7 vjeçar.Kryetari i PD-së, Ferid Agani të premten për lajmi.net ka thënë se janë në bisedime me PDK-në lidhur më mundësinë e një marrëveshje për koalicionin parazgjedhor.
“Ne jemi në bisedime me partnerin tonë në koalicionin qeveritar dhe paraprakisht kemi qenë edhe në koalicionin parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës, lidhur më mundësin e një koalicioni parazgjedhor”. “Jemi duke e bërë analizën e finalizimit të marrëveshjes paraprake si dhe kemi vlerësuar anët pozitive dhe ka pasur edhe disa ngecje, dhe besojë që pas kësaj analize do të kalohet edhe në fazën e ardhshme”, ka thënë Agani për lajmi.net.
Ai ka treguar se përveç PDK-së kanë oferta joformale edhe nga partitë tjera,por që nuk ka preferuar të tregojë së kush janë ato. Por, sipas tij bisedimet më të avancuara janë ato më PDK-në.
Partia e Drejtësisë ka qenë pjesë e koalicionin qeverisës me PDK-në në dy mandatet e kaluara, ku Agani kishte udhëhequr dy ministri. Në Qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi ai ishte ministër i Shëndetësisë, ndërsa në këtë të fundit Agani ka udhëhequr për dy vite ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.Ai nga ky post kishte dhënë dorëheqje pas aktakuzës ndaj tij lidhur për rastin ‘Stenta’, i ndodhur në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.
Pas rrëzimit të Qeverisë së Isa Mustafës me anë të mocionit të mosbesimit në Kuvend, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Presidenti Thaçi ka shpallur 11 qershorin datën kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare.
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...