Ferid Agani nga Koalicioni për Familjen ka deklaruar se familja është vetëm si derë hyrëse në programin politik të këtij koalicioni.
Agani ka thënë se familjen e kanë marrë vetëm si bazë të hulumtimit të dukurive pozitive e negative brenda saj.
Reklamë
Ai ka shtuar se familja nuk mund të funksionojë si duhet pa një zhvillim ekonomik, pa mirëqenie më të lartë, pa lehtësime tatimore e pa një standard më të lartë.
“Ne familjen si koncept politik mbi të cilën e kemi zhvilluar kauzën tonë e kemi marrë vetëm si bazë të hulumtimit, të analizës dhe të dukurive pozitive e negative brenda saj, të cilat posacërisht ato negative duhet të parandalohen më tutje edhe të eleminohen ato që ekzistojnë. Për shembull familja si bazë për programin ekonomik tonë, pra familja pa një zhvillim ekonomik, pa mirëqenie më të lartë, pa lehtësime tatimore , pa një standard më të lartë nuk mund të funksionojë si duhet. Pastaj shëndetësia program ynë niset nga prapë nevojat e familjes pra sit ë ndihmohet familja në aspektin shëndetësor nis me konceptin e mjekësisë familjare dhe vazhdon më tutje me ballafaqimin me sëmundjet e rënda që qartë qeveria e sotme nuk përgjigje për to. Pra kjo ka qenë hyrja, familja po, por vetëm si një derë në pjesën specifike të programit tonë politik që adresohen nevojat specifike të familjes përfshirë edhe studime shkencore psh për dhunën në familje, për shkallën e rritur të agresivitetit brenda saj”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1.
“Driloni nuk kërkon falje”, Xheneta dhe Edona diskutojnë për...
Kurti: 118 anëtarësime të reja në qendrën tonë në Shtime
Trumpi zotohet përsëri se do t’i japë fund luftës në Ukrainë
Problemet e mëdha ekonomike në Gjermani dhe pritjet
Real Madridi tejet i shqetësuar, ylli i skuadrës mund të për...
Strohmeyer fillon dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të U...