Janë gjera që dikur një nuse që do të martohej do të duhej patjetër t’i kishte. Për to shpenzohej një shumë e konsiderueshme e parave.
E me kalimin e viteve duket se dëshira për “pajën e nuses”, është tretur.
Zymrije Feta, me shitjen e këtyre punimeve merret tash e 17 vjet.
Ajo rrëfen se si interesimi për to nga vajzat e reja ka rënë nga viti në vit.
“Merrna që 17 vite këto janë punë dore që i krijojnë gratë. Tash të rejat kanë ma pak interesim. Përpara u kanë ma ndryshe”, thotë Feta.
Në periudhën jo shumë të largët një vajzë kur është martuar ka pritur një vit që të bëjë pajën e saj, e tash gjërat kanë ndryshuar.
Edhe ato pak gjëra që i marrin, sipas Zymries, merren pas ndikimit të nënave.
“Në atë periudhë u dashtë me kanë një dhomë me qeiz, tesha jo. 1 vit kanë ndejtë të fejuara edhe e kanë be pajën. Vijnë me nëna ma shumë, se nënat i shtyjnë ma shumë më i ble këto pajën, se të rejat nuk i dëshirojnë”, thotë ajo.
Ndonëse thotë që interesimi për blerjen e tyre ka ra, sipas Zymries rajonet që mundohen ta ruajnë ende traditën janë Prizreni e Peja.
“Të Prizrenit e Pejës i përdorin ma shumë këto punë dore, të Prishtinës janë ma pak të interesume. Në këtë periudhë nuk ja vlen me punua pajë të nuses se s’paguhen. Tash të rejat kur vinë ma shumë ndonjë mindil me ble për me vallëzu. Veç nënat i shtyjnë më marr ndonjë gjë tjetër”, vazhdon rrëfimin Feta.
Ani pse paja mbetet e lënë anash, dhurata në periudhën e fejesës duket se vazhdojnë të jenë ende në modë.
“Këto janë gjëra që po bëhen pak ma shumë. Janë dhurata me rast të fejesës”, shprehet ajo.
E vajzat e reja tradicionalen tash po mundohen ta kthejnë në moderne.
Kështu po ndodh edhe më peshqeshet e vendosura ditën kur kanë shkuar të marrin nusen.
“Këto janë që po i vendosin kur të martohen dhe traditën jen tu u mundu më zëvendësu. Përpara i kanë ngjit garnitura atyre që janë shkua me marr tash, po i zëvendësojnë me këto”, shprehet ajo.
E për dallim nga vendi, duket se për këto adete më të interesuar dhe nostalgjik mbesin diaspora.
Zymrija thotë se koha e verës është periudha kur ka pak më shumë interesim, për blerjen e pajës së nuses./V.Selimi/Arbresh.info/
Skandaloze/Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar shq...
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...