Deri me sot, 5 mijë e 982 qytetarë serbë nga katër komunat veriore tashmë i kanë konvertuar patentë-shoferët ilegalë nga ato të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.
Kështu tha zëvendësdrejtori i policisë rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Leposaviq 1824, Mitrovicë Veriore 1449, Zubin Potok 908, Zveçan 1099”, tha Elshani.
Procesi i konvertimit të patentë-shoferëve ka nisur me 10 maj dhe do të përfundoi me 23 gusht.
Elshani të mërkurën deklaroi se pas përfundimit të afatit, do të shqiptohen gjoba për ata që janë të pajisur ende me patentë-shofer ilegal./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...