Afro 3 mijë gjoba janë shqiptuar nga Policia e Kosovës brenda 24 orëve

08:57 | 26 Shtator 2024
E.H

Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë shqiptuar 2 mijë e 535 tiketa trafiku.

Po ashtu, gjatë periudhës së njëjtë kohore kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, prej tyre 16 janë me të lënduar dhe 27 me dëme materiale.

Janë arrestuar 22 persona, 18 janë dërguar në mbajtje dhe pesë në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme