Gjyqtarja Jelena Krivokapiq ka deklaruar se ajo dhe kolegët e saj gjyqtarë e prokurorë nuk kanë asnjë informacion lidhur me datën e fillimit të funksionimit të gjyqësorit të integruar, se nuk i dinë arsyet e moszbatimit të marrëveshjes dhe se aktualisht janë duke punuar me kapacitet të zvogëluar.
Moszbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin kosovar të drejtësisë, e arritur në shkurtin e vitit 2015, më së shumti ka goditur qytetarët serbë të veriut të Kosovës, të cilët nuk mund ta realizojnë të drejtën e tyre. Moszbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për gjyqësorin e integruar është problem për bashkësinë serbe në Kosovë dhe duhet bërë përpjekje që marrëveshja të konkretizohet.
Këto komente i ka bërë gjyqtarja në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës, Jelena Krivokapiq, në një debat që ka organizuar Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike, ACDC-ja, në veri të Mitrovicës.
Ajo tha se që nga janari kolegët e saj gjyqtarë e prokurorë nuk kanë asnjë informacion lidhur me datën e fillimit të funksionimit të gjyqësorit të integruar, se askush nuk u thotë asgjë, se nuk i dinë arsyet e moszbatimit të Marrëveshjes për integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin kosovar të drejtësisë dhe se janë duke punuar me kapacitet të zvogëluar.
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...