Moskujdesi i shoferëve ka bërë që brenda 24 orëve të fundit sipas raportit të Policisë së Kosovës, të ndodhin 97 aksidente, derisa 31 prej tyre përfunduan me të lënduar.
Nga këto aksidente dy persona kanë vdekur. Njëri në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Merdare, ndërsa tjetri mbrëmë në një aksident që ndodhi në Pejë.
Për të gjithë ata që thyen rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 1178 tiketa, ndërsa për vepra të ndryshme penale brenda një dite u arrestuan 21 persona të dyshuar.
13 nga ta janë në mbajtje, derisa dy në vuajtje të dënimit.
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A