Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka folur për çnjohjet e shtetit të Kosovës që një e tillë Serbia po pretendon se ndodhi edhe sot nga Sierra Leone.
Ai ka thënë se ‘çnjohja’ është një fenomen i panjohur në të Drejtën Ndërkombëtare, derisa ka shtuar se sikur do të ekzistonte do ta rrezikonte seriozisht rendin juridik dhe politik ndërkombëtar.
“Normalisht sa herë flitet kryesisht në qarqe akademike, por edhe në ato politike flitet për një teoremë e cila ka mbizotëruar për një kohë të gjatë në kuptimin e trajtimeve shkencore duke e përshkruar njohjen si një akt të pakontestueshëm juridik ndërkombëtar mbi të cilin janë ndërtuar raporte dhe marrëdhënie të shteteve”.
“Si e tillë, njohja është trajtuar e pakthyeshme për faktin se si e tillë ka qenë si bazament mbi të cilin është krijuar siguria e shteteve. Nëse do të ekzistonte e kundërta, rendi juridik dhe politik ndërkombëtar do t’i ekspozohej një rreziku të paparë për faktin që shtetet sa herë që do të kishin zënka mes vete apo do të kishin mospajtime do të sillnin në tryezë çështjen e çnjohjes”.
“Në kuptimin teorik nga viti 1945 edhe lufta është diçka e ndaluar, edhe me dokumentet e OKB-së dhe me secilin dokument juridik ndërkombëtar lufta është fenomen që ndalohet, por që fatkeqësisht ne kemi gjithandej luftëra – disa të drejta dhe disa të padrejta, varësisht nga rrethanat dhe shtetet”.
“Tash po përballemi edhe me një fenomen të ri në kuptimin teorik të panjohur në të Drejtën Ndërkombëtare që është çështja e çnjohjes”.
Hoti në Klan Kosovës ka thënë se fakti se Serbia ka zgjedhur si fushë të veprimit vende të Afrikës që nuk kanë sistem të konsoliduar juridik dhe politik dhe jo vende si Franca, Britania e Madhe dhe të tjera e vërteton se çnjohja nuk ekziston si fenomen.
“Për të vërtetuar faktin që çnjohja është fenomen i panjohur mund të marrim argumentin që si fushë e veprimit të autoriteteve serbe, sepse ata sikur e kanë shpikur këtë fenomen, kanë zgjedhur një rajon që karakterizohet që nuk ka një sistem të konsoliduar as juridik dhe as politik dhe vendimet mund të merren ad-hoc dhe t’i përshtaten secilës agjendë të caktuar politike”.
“Serbia si duket e ka zbuluar këtë instrument dhe ka zgjedhur vende të Afrikës që karakterizohen me dualizëm të pushtetit, ambiguitet në kuptimin se kush qeverisë me një pjesë edhe të konceptit politik se çfarë ndryshime të qeverisjeve kemi – pro Perëndimore apo pro Lindore. Nuk duhet t’i minimizojmë edhe natyrat korruptive dhe jolegjitime që përdoren nga serbët për të krijuar mjegullë”.
Nëse i referohemi raporteve ndërkombëtare është krejtësisht e qartë se Serbia jo vetëm nga buxheti i saj, por ka edhe burime të tjera jashtë linjës zyrtare që janë të funksionalizuara dhe nuk lënë gur pa lëvizur që të shtrinë ndikimin aty ku munden.
“Sikur të ekzistonte ‘çnjohja’ një gjë e tillë do të duhej të bëhej për Francën, sepse pesha politike e Francës është e jashtëzakonshme në kuadër të BE-së dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, prandaj nëse vërtetë do të ekzistonte si koncepsion politik dhe juridik vëmendja dhe fokusi i serbëve do të duhej të orientohej te Franca, Britania e Madhe dhe shtetet e tjera, dhe jo te Sierra Leone dhe shtetet siç i quajmë në të Botës së Tretë”.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...