Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott, është shprehur mirënjohjes për mikpritjen e afganëve të evakuuar nga Afganistani për në Kosovë.
Me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Facebook’, ka thënë se është ndjerë i nderuar që ishte në Aeroportin e Prishtinës, gjatë kohës sa mbërrin 111 afganë për strehim në Kosovë.
“Ndihem i nderuar që isha në aeroportin e Prishtinës këtë mbrëmje, pas takimit me të evakuuarit të parë nga Afganistani që po mbërrijnë në Kosovë. Mirënjohës për mikpritjen kosovare”, ka shkruar ai.
Përgjatë mbrëmjes së të dielës, kanë mbërritur 111 afganë në Aeroportin e Prishtinës me aeroplan ushtarak të forcave amerikane, të cilët pritet të strehohen në afërsi të kampit të ‘Bondsteel’-it.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se përgjatë ditës së nesërme do nisen aeroplanë të tjerë me afganë për në drejtim të Kosovës.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën