Vaksinimi i qytetarëve afganë të cilët do të strehohen në Kosovë do të bëhet me vaksinën Jonhson&Johnson, vaksinë kjo e cila nuk u jepet qytetarëve të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svela, ku tha se të gjithë afganët e ardhur do të vaksinohen me vaksinën Johson&Johnson.
‘Kanë filluar përgatitjet për vaksinimin e tyre me vaksinim Johnson&Johnson, të cilat janë ofruar nga shtetet e NATOS-s, ata kanë marr obligim që të bëjnë vaksinimin e këtyre personave gjithmonë me koordinimin me institucionet e Kosovës”, tha Sveçla.
Tutje Sveçla, ka konfirmuar se këtë të martë në Prishtinë do të vijnë edhe 131 shtetas afganë në kuadër të marrëveshjes për evakuimin e tyre.
Kujtojmë se Amerika më së shumti ka qytetarë të vaksinum me vaksinën Johson&Johnson./arbresh.info/
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot