Rastit të njohur si “afera e 53 milionë eurove, në të cilin akuzoheshin ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe tre ish-zyrtarë të kësaj ministri, i erdhi fundi.
Të mërkurën Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli vendimin e saj, duke dënuar me gjithsej Lekajn dhe tre ish-zyrtarët tjerë me gjithsej 10 vjet e tre muaj burgim.
Ndaj ish-ministrit, tashmë deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Pal Lekaj, gjykata shqiptoi tre vjet e tetë muaj burgim efektiv për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Gjykata po ashtu, shqiptoi edhe dënim plotësues për Lekajn si deputet i Kuvendit të Kosovës, përmes së cilit ia ndalon ushtrimin e funksionit në administratën publike për një periudhë prej tre vjet e gjashtë muaj.
Ndërsa, ndaj Eset Berishës gjykata shqiptoi dënimin prej 3 vjet e 3 muaj burgim, Nebih Shatri u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim si dhe ndaj Besim Tahirit u shqiptuar dënim me 1 vit e 8 muaj burgim.
Po ashtu ndaj Berishës, Shatrit, gjykata shpalli edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 2 vitesh, ndërsa ndaj Tahirit ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vitesh.
Ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, së bashku me këshilltarin e tij të lartë politik, Eset Berisha, Nebih Shatrit, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, si dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje.
Ata akuzoheshin nga Prokuroria Speciale se i kanë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit me vlerë prej 38 milionë e 321 mijë e 346 euro.
Prokuroria Speciale e Kosovës në vitin 2021 kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, nën akuzën se i njëjti i ka shkaktuar dëme buxhetit të shtetit me vlerë prej 38 milionë e 321 mijë e 346 euro.
Rasti i Lekajt njihet me emrin si “53 milionëshi”.
Autostrada “Arbër Xhaferi” u finalizua në vitin 2019 dhe i ka kushtuar buxhetit të shtetit mbi 600 milion euro ndërsa është ndërtuar nga konsorciumi amerikano-turke “Bechtel&Enka”.
Mirëpo, atë botë, Qeveria Haradianj në vitin 2018 kishte ndarë edhe 53 milionë euro shtesë pas dështimit të ekzekutimit më rregull të faturave.
Ndërkaq, sipas një raporti të një kompanie të kontraktuar më pas nga Qeveria për mbikëqyrje të projektit për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, borxhi nuk ishte real dhe Qeveria do të duhej të ja paguante “Bechtel&Enka-” mbi 38 milion euro më pak.
Sipas dokumentit, detyrimi monetar ndaj “B&E” ishte 14 milion euro por Lekaj nuk e kishte dorëzuar zyrtarisht në Qeveri e në mungesë të tij, ekzekutivi e kishte aprovuar pagesën prej 53 milionë euro shtesë.
Afera milionëshe në qeverinë e udhëhequr në atë kohë nga PDK, AAK dhe NISMA që njihej ndryshe si qeveria PAN e që udhëhiqej nga Ramush Haradianj ka përfunduar pasi që gjykimi ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj është vendosur.
Me ardhjen e Vetëvendosjes në krye të Qeverisë së Kosovës negociatat me konsorciumin turko-amerikan, Bechtel-Enka për ndërtimin e lidhjeve të reja dhe të një mbikalimi në autostradë ishin ndërprerë. Qeveria Kurti kishte kërkuar po ashtu, që dikasteret përkatëse të bënin vlerësimin e dëmit të shkaktuar në buxhet nga vendimi i shfuqizuar.
Ndryshe autostrada që lidh Prishtinën me Shkupin është inauguruar në vitin 2019 dhe ka një gjatësi prej 55 kilometra.
Ndërsa, vlen të theksohet se ura e Kaçanikut në këtë autostradë është më e gjata në rajon me rreth 6 kilometra./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...