Google ADS

Afër pesë mijë persona kërkuan ndihmë në Psikiatri për gjashtë muaj

13:22 | 8 Gusht 2022
A. B.

Në Klinikën e Psikiatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, ndihmë mjekësore në ambulancën psikiatrike për të rritur kanë kërkuar 4450 pacientë. Ndërkohë janë pranuar për trajtim të mëtejmë 362 raste, njofton SHSKUK.

“Raste urgjente kanë qenë 1257, vizita ambulatore psikiatrike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë 1652 raste.

Ndërkohe që vizita diagnostike psikologjike për te rritur kanë qenë 571, kurse vizita diagnostike psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë ka pasur 771.

Sa i përket Shërbimeve pedagogjike në Shërbimin e Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë gjithsej janë kryer 306 shërbime”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme