Ishte marrëveshje që bëri të zhbllokohen dy pika kufitare mes Kosovës e Serbisë, por duket se bllokada do të vazhdoj tash pas gjashtë muajve.
Të paktën kjo mund të shihet si opsion në momentin kur kanë mbetur më shumë se një muaj deri të përfundojë marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, më ndërmjetësim të Bashkimit Evropian që në simbolet e veturave të dy shteteve të vendosen stikersat në hyrje të kufijve.
Në shtator të vitit 2021, në pikën e tret të marrëveshjes se arritur për zhbllokimin i pikës kufitare, Jarin e Bërnjak, thuhej se” Do të krijohet një grup pune i përfaqësuesve të partive të BE -së, Beogradit dhe Prishtinës, dhe i kryesuar nga BE -ja për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE -së. Takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajtur Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë”.
E tash kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë deri në fillimin e muajit marse, zgjidhja duket se nuk është gjetur.
Të paktën për punën e ekipit përkatës të palës kosovare nuk ka ende asgjë konkrete për një zgjidhje të përhershme.
Në pyetjen e drejtuar nga portali Arbresh.info në zyrën e zv.kryeministrit, Besnik Bislimi si person kyçë që po përfaqëson në këtë çështje më Serbisë, nuk kanë kthyer përgjigjej se a është krijuar ai grupo, a është gjetur ndonjë zgjedhje dhe çka pas marsit?
Ndonëse pala kosovare nuk ka një përgjigjej, është Bashkimi Evropian ai që ka dhënë informata ndonëse nuk ka dhënë një datë.
Në një përgjigjej për arbresh.info, Peter Stano, Zëdhënësi kryesor për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, ka bërë të ditur se ky grup punues do të mblidhet gjatë këtij muaji.
“Mbledhja e katërt e Grupit të Punës për targa u zhvillua më 28 janar 2022.Diskutimi konkret i thelluar për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për çështjen e targave krijoi më shumë qartësi në lidhje me opsionet e mundshme dhe rezultatet e mundshme për të promovuar dhe garantuar një liri efektive dhe të qetë të lëvizjes për qytetarët në rajon. Grupi i Punës mblidhet rregullisht për të paraqitur gjetjet konkrete brenda 6 muajve nga takimi i parë më 21 tetor 2021. Grupi i Punës do të mblidhet sërish këtë muaj”, thuhet në përgjigjej.
Kujtim se shkaku i vendimit të Qeverisë së Kosovës që reciprociteti më targa të hyjë në fuqi, për 12 ditë më radhë rruga për dy pikat kufitare Jaranë e Bërnjak në shtator të vitit të kaluar ishin të bllokuar.
Zhbllokimi i tyre erdhi pas një takimi urgjent mes dy vendeve në Bruksel më ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në fillim të tetorit të vitit 2021.
Në atë takim u vendosen tri pika kryesore.
E para zhbllokimi i rrugës që nënkuptonte largimin e protestuesve dhe Njësisë Speciale nga dy pikat.
E dyta vendosja e trupave të KFOR-it në dy pikat dhe fillimi i vendosjes së stikersave në një afat gjashtë mujore për veturat e dy shteteve në momentin kur do të kalonin në territorin e njëra tjetrës dhe pika e tret ishte themelimi i grupit punës që të gjendet një zgjedhje përfundimtare për ketë çështje./V.Selimi/Arbresh.info/
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...