Numri i familjeve që janë përfituese të skemës sociale nuk po zvogëlohet.
Për çdo vit, pothuajse, numri i atyre që përfitojnë nga ndihma sociale sjellët rreth 25 mijë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, bazuar në gjendjen e muajit qershor, numri i familjeve që kanë përfituar prej socialit ishte 24 mijë e 767 familje, transmeton Indeksonline.
Sipas këtij raporti, pra mbi 24 mijë familje me gjithsej 100 995 anëtarë, kanë qenë përfitues të kësaj skeme.
Kjo tregon se numri i familjeve që jetojnë me social dhe kushte të vështira ekonomike nuk po ulët.
Ndërsa, prej këtyre afër 25 mijë familjeve, numri më i madh i familjeve me social ishin në komunën e Mitrovicës.
Sipas të dhënave, gjithsej 2,324 apo 9.4% të numrit të përgjithshëm janë familje nga Mitrovica.
Edhe, numri më i madh i anëtarëve ishte në këtë komunë me gjithsej 9,677 apo 9,6 % e numrit të përgjithshëm.
Në Vushtrri janë 1,459 mijë familje që jetojnë me social, pastaj në Gjakovë 1,112 familje, Rahovec 1, 035 e kështu me radhë.
Ndërsa, në Prishtinë, janë 1 mijë e 533 familje që jetojnë nga ndihmat prej socialit.
Me poshtë listën e plotë të komuna, familjet e se cilave jetojnë me social.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...