Zv.kryeministri i parë, Besnik Bislimi se bashku më ekipin e tij, ka shpenzuar nga buxheti i Kosovës, mbi 23 mijë euro.
Për Bislimin, akomodimi nëpër hotele gjatë vizitave kap shifrën e mbi dy mijë euro për shtatë muaj. E njëjtë si paraardhësi i tij edhe Bislimi shpenzime për bileta i ka mbi tre mije euro.
Për akomodime, Bislimi në këtë raste ka shpenzuar mbi tre mijë euro.
Një vende në shpenzimin e buxhetit të shtetit zënë edhe biletat e aeroplanit për Ekipin për bisedime në Bruksel, pasqyrohet në raportin e shpenzimeve të kryeministrit.
Sipas këtij raporti, ky grup ka shpenzuar hiq më pak se gjashtë mije euro vetëm për bileta, raporton arbresh.info.
Pas Bislimit, këshilltarja e lartë politike, Kaltina Zeka, ka shpenzuar 710.40 euro për mëditje.
Një shumë të lartë të shpenzimeve, Zeka ka tekë biletat e udhëtimeve.
Vetëm për shtat muaj, Zeka ka shpenzuar për bileta 1,608.96 euro, derisa për dreka ka të shpenzuara 66.40 euro.
Pas Zekës, në pasqyrën e shpenzimeve nga ekipi i Bislimit vije Bejtush Fetija, këshilltar politik.
Fetija vetëm për mëditje ka shpenzuar, 491.40 euro ndërsa për akomodime, ka të shpenzuar 681.00 euro.
Shpenzimet për këshilltarin politik të Bislimit nuk ndalen më kaq.
Fetija ka në pasqyrën e shpenzimeve të pasqyruara edhe 145.40 euro për shpenzime të tjera dhe 345.86 euro për bileta të udhëtimeve.
E një vende të shpenzimet e pasqyra e ekipit të Bislimit zë edhe një person i cilësuar si ekspert.
Është Leon Malazogu ai që vetëm për bileta të udhëtimit ka shpenzuar 570.39 euro ndërsa për mëditje 266.40 euro.
Si person që është i caktuar për të diskutuar në dialogun teknik me Serbinë, Besnik Bislimi ka dhe një grup për këtë çështje.
Në pasqyrën e shpenzimeve të dërguar nga Zyra e Kryeministrit për arbresh.info, ndonëse pa ndonjë emër të këtyre personave, kanë shpenzuar 6,402.03 euro.
Këto shpenzime janë të figuruar vetëm si Grupi për bisedime më Serbin.
Në tersi ky ekip i Bislimit ka shpenzuar për dreka, mëditje, bileta, karburante për udhëtime zyrtare jashtë Kosovës hiq më pak se mbi 23.988.98 euro.
Kjo pasqyrë e siguruar nga vetë zyra e Kryeministrit të Kosovës, janë të përfshira vetëm nga prilli deri në tetor të këtij viti./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Mbi 24 mijë euro dreka e darka, shpenzimet e kabinetit të Kurtit kapin vlerën e mbi 62 mijë eurove
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...